Kuriozitete
Telefoni me baterinë më të fortë në botë, qëndron 94 ditë
YouTuberi i njohur Mrwhosetheboss, i cili i cili njihet për vlerësimet e tij mbi pajisjet teknologjike pretendon se bateria e një telefoni zgjat 94 ditë.
Bëhet fjalë për modelin Oukitel WP19, i cili ka një kamerë 64 megapikselë gjithashtu edhe një kamerë infra të kuqe për natën me 20 megapikselë.
Eksperti i pajisjeve teknologjike pohon gjithashtu se bateria e këtij telefoni është 21,000 mAh, me një kapacitet pesë herë më të madh se modeli iPhone 14 Pro Max.
Ai bëri një test të thjeshtë përmes videos së tij ku lëshoi video në YouTube për të testuar bateritë e të dy modeleve.
Pas një ore e gjysmë, bateria e iPhone-it ra në 95 për qind, derisa e telefonit Oukitel ishte 99 për qind.
Sipas tij, nëse jeni në një telefonatë ose dëgjoni muzikë, bateria e modelit Oukitel mund të zgjasë për pesë ditë. Ndërkaq nëse jeni në standby dhe nuk e përdorni non-stop bateria e këtij modeli mund të zgjasë për 94 ditë.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












