Shqipëria
Temperaturat e larta rrisin numrin e urgjencave mjekësore në Shqipëri
Në Shqipëri rritet numri i emergjencave pas temperaturave të larta.
Temperaturat e nxehta në këto ditë gushti, por edhe shtimi i qarkullimit në rrugë ka rritur numrin e urgjencave mjekësore. Ndonëse një pjesë e kryeqytetasve janë zhvendosur në jug të vendit, pranë bregdetit, numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, është rritur, shkruan Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
“Mbipopullimi nga turistët dhe problemet në qarkullim, kanë bërë që vetëm në Tiranë të vijnë 80 thirrje në ditë, nga 15 që kanë qenë”, u shpreh shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skënder Brataj.
Lojërat e detit apo frekuentimi i bregdetit të jugut nga turistë të huaj që nuk e njohin detin, kanë bërë që këtë vit të regjistrohen edhe shumë aksidente në ujë me pasoja të rënda, të cilëve shpesh u është ardhur në ndihmë edhe me helikopter për t’i transportuar në Tiranë, por që disa prej tyre kanë mbetur edhe të paralizuar, transmeton tch.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, i cili ka shoqëruar pothuajse çdo helikopter që është ngritur drejt jugut, u kërkon pushuesve të bëjnë kujdes me hedhjet në det si dhe të mos futen menjëherë në det, pasi kanë qëndruar me orë të tëra në diell.
I nxehti përvëlues do të na shoqërojë edhe për disa ditë ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes, sidomos ata me probleme kardiake, por jo më pak amvisat me ushqimet që u shërbejnë anëtarëve të familjes apo ata që konsumojnë ushqime në restorante.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit përmes këtij manifestimi synon t'u bëjë homazh të gjitha viktimave të zhdukjeve... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Është planifikuar gjithashtu një takim dypalësh me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş ... -
Zvicra rikthen shërbimin ushtarak për klerikët fetarë -
Gjendje financiare kritike për AHV dhe IV në Zvicër -
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” -
SNB: UBS mund të përballojë humbjet në një krizë













