Lajme
Testet serologjike, përcaktuese të imunitetit të njeriut ndaj COVID-19
Që nga e hëna, qytetarët e Prishtinës do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19.
Këto teste bëhen përmes gjakut dhe tregojnë nëse personi është dhe ka qenë i infektuar me koronavirus.
Bujar Gashi, drejtor për shëndetësi në Komunën e Prishtinës, i tha Radios Evropa e Lirë se që nga dita e hënë do të fillojnë të testohen qytetarët, derisa fillimisht janë testuar personeli shëndetësor dhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Këto teste po bëhen përmes sektorit primar shëndetësor, pra Qendrave të Mjekësisë Familjare, që janë kompetencë e Komunës së Prishtinës.
Fillimisht, nga dita e hënë do të bëhen nga 100 teste në ditë, për të vazhduar me nga 500 sosh në baza ditore. Sipas tij, përparësi testimi do të kenë qytetarët me simptoma të sëmundjes dhe personat mbi 60 vjeç. Ende nuk dihet çmimi i testit serologjik, meqenëse ende nuk është vendosur për këtë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se brenda dy javësh do të rritet numri i testimeve në 400 në ditë.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160083826367166
Gashi thotë se do të bëhen tre lloje të testeve serologjike, imunoglobina A, M dhe G.
‘’Imunoglobulina A është përgjegjëse për periudhën fillestare të sëmundjes që tregon se janë krijuar antitrupat në fazën fillestare dhe pacienti ndodhet në pesëditëshin e parë të infeksionit. Imonuglobulina M, tregon për gjendjen aktive, nëse janë formuar antitrupa nga dita e 6 deri në ditën e 14, ndërkaq imunoglobulina G, tregon për krijimin e antitrupave që organizmi tregon se ka krijuar imunitet ndaj virusit’’, tha Gashi.
Më 14 korrik, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimet administrative, përmes së cilave u lejohet edhe institucioneve shëndetësore private të kryejnë testime për SARS-Cov-2./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













