Kosova
Thaçi e Haradinaj: Dita e Kushtetutës, ndër datat më të rëndësishme
Në dhjetëvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës pasqyron përpjekjet shekullore për liri, ashtu si edhe vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme në paqe të qëndrueshme.
“Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit”, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët, duke thënë se pas çlirimit dhe pavarësisë, Dita e Kushtetutës është ndër datat më të rëndësishme për vendin.
“Më 9 prill të vitit 2008 Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se dekada e parë e Kushtetutës së vendit ka përjetuar edhe sfida, duke shtuar se ato sfida tregojnë edhe vlerat demokratike si shoqëri.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











