CH-Ballkani
Thaçi: Marrëveshja me Serbinë është interes për vendin e rajonin
“Korrigjimi i kufirit siguron njohje direkte nga Serbia dhe bashkimin e Luginës me Kosovën. Njohja nga Serbia nënkupton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, nënkupton fillimin e procesit të formimit të ushtrisë”, ka përsëritur Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se marrëveshja me Serbinë është në interes të Kosovës dhe rajonit dhe se për këtë ka marrë konfirmimin në vizitat që bëri në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Ai ka thënë se rajoni e mbështet dialogun dhe se marrëveshja Kosovë – Serbi do të hapte perspektivën evropiane për të dy vendet.
Ai ka ripërsëritur se bisedimet nuk do të jenë të lehta për shkak të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrash me Serbinë dhe se nuk do të ketë njohje reciproke pa përmbylljen e këtij procesi.
“Korrigjimi i kufirit siguron njohje direkte nga Serbia dhe bashkimin e Luginës me Kosovën. Njohja nga Serbia nënkupton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, nënkupton fillimin e procesit të formimit të ushtrisë”, ka përsëritur Thaçi.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Carinthia, sipas akuzës, thuhet se...
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida Mungesa e dëborës në Zvicër këtë dimër ka qenë e theksuar, sipas një raporti nga MétéoSuisse...
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?
-
Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran
-
Shkurtimet e OBSH-së mund të jenë më të këqija se ç’pritej
-
Kënaqësia në punë bie për shumë punëtorë zviceranë