Lajme
Thaçi rikthehet në Bruksel; vazhdojnë bisedimet
Delegacioni kosovar ishte në aeroportin e Lubjanës duke u kthyer në Kosovë, kur mori thirrje nga Ashton për vazhdimin e bisedimeve. Nesër pritet nënshkrimi i marrëveshjes
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton ka kthyer nga gjysma e rrugës, kryeministrin Hashim Thaçi dhe delegacionin kosovar për t’i vazhduar negociatat të premten në Bruksel me delegacionin e Beogradit, që drejtohet nga kryeministri Ivica Daçiq.
Delegacioni kosovar ishte në aeroportin e Lubjanës duke u kthyer në Kosovë, kur ka marrë thirrje nga baronesha britanike, se të premten vazhdojnë bisedimet.
Nuk është dhënë detaj tjetër nga Brukseli, nëse njëra nga palët ka lëshuar pe, dhe se të premten të nënshkruhet marrëveshja që normalizon marrëdhëniet e tendosura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Këshilltari i lartë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili është pjesë e delegacionit ka thënë për REL se raundi i ri i bisedimeve do të mbahet të premten, ndërsa delegacioni kthehet nga Lubjana për në Bruksel.
“Delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi do të vazhdojë angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe të proceseve integruese për të gjitha shtetet e rajonit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Ndryshe, baronesha Ashton sot gjendet në Bosnjë, kurse në orët e pasdites niset për në Kroaci. Vizita në Zagreb përfundon me një takim që zonja Ashton do të zhvillojë në orët e mëngjesit të së premtes. Takimi i nesërm do të jetë raundi i dhjetë me radhë ndërmjet dy kryeministrave.
Ndryshe, në mbrëmjen e vonë të së mërkurës, kryeministrat, Thaçi dhe Daçiq nuk arritën të merren vesh për zgjidhjen e problemit të veriut.
Baronesha Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka lënë të kuptohet se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.
“Herën e kaluar kam thënë se marrëveshja është afër, se dallimet janë të ngushta, por të thella. Sot, mund të them me besim të vërtetë se dallimet janë të ngushta dhe të cekëta”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton. Kjo e fundit la të nënkuptohet se marrëveshja është afër.
Kontestuese në këtë çështje ka mbetur vetëm një pikë nga 15 sa ka paraqitur baronesha Ashton. Ajo ka të bëj me integrimin e Kosovës, pa e penguar Serbia.
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader












