Lajme
Thellohet deficiti tregtar
Kjo situatë me tregtinë e jashtme po vazhdon përkundër rikthimit të masave të reciprocitetit me Serbinë
Reciprociteti me Serbinë nuk e ndihmoi Kosovën në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit. Për më keq, deficiti tregtar vitin e kaluar u thellua edhe më shumë.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për dhjetor 2011 prej 227,2 milion euro, krahasuar me deficitin prej 183,5 milion euro, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Eksporti në muajin dhjetor 2011 kishte vlerën 21,5 milionë euro, ndërsa importi 248,8 milionë euro, është një rënie prej 14.9 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 19.1 për qind për import krahasuar me nëntorin e vitit 2010”, thuhet në raportin e fundit të Entit të Statistikave të Kosovës, për tregtinë e jashtme.
Sipas këtij raporti, Kosova vazhdon të eksportojë më së shumti metale. Pastaj, vijnë produktet minerale, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, produktet bimore, plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre. Ndërkaq, më së shumti u importua ushqimi i përgatitur, pijet dhe duhani, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, metale bazë dhe artikuj prej tyre, mjetet e transportit, produkte të industrisë kimike dhe produktet bimore.
Sa u përket vendeve ku u eksportua, prin Italia.
“Në dhjetor 2011, përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali (28.0%), Shqipëri (11.5%), Maqedoni (10.9%), Zvicër (8.7%), Kinë (7.7%), Serbi (4.0%). Ndërsa sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga Gjermania (13.6%), Maqedonia (11.9%), Serbia (10.0%), Turqia (8.2%), Kina (6.6%), Italia (6.5%)”, thuhet në raportin e ESK-së.
Kjo situatë me tregtinë e jashtme po vazhdon përkundër rikthimit të masave të reciprocitetit me Serbinë. Debalanci në eksport dhe import me këtë shtet filloi keq edhe vitin 2012. Për tri javët e para të këtij viti, importi i produkteve serbe arriti vlerën e 8 milionë eurove, derisa vlera e prodhimeve vendore që u eksportuan për Serbi ishte vetëm 4300 euro.
“Prej 1 janari deri më 24 janar, importi ka qenë 7,883,197.17 milionë euro. Vlera e eksportit për këtë periudhë ka qenë 4300 euro”, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës.
Hiq më mirë nuk ishte as dhjetorin e vitit të kaluar. Statistikat për këtë muaj flasin për import milionësh të produkteve serbe, derisa prodhimet vendore u eksportuan në masë shumë të vogël.
“Gjatë muajit dhjetor, importi i produkteve serbe ka qenë 24,731,509.91 milionë euro”, thuhet në raportin e Doganave për import-eksport.
Ndërkaq, vlera e produkteve vendore për këtë periudhë arriti mbi 100 mijë euro./albinfo&express/
E-Diaspora
-
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 Kryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke bërë të ditur se në... -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim
Jeta në Zvicër
-
Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë? Rënia e lindjeve në Zvicër, demografët zbulojnë arsyen kryesore... -
Zvicër
Pritje e ngrohtë për Zvicrën, Xhaka i drejtohet masës -
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi











