Kosova
Thirrja e çuditshme e Komunës së Gjilanit: Mos dilni për të lejuar më shumë hapësirë për mërgimtarët
Në kohën sa mërgimtarët janë në Kosovë, të reduktohen daljet e qytetarëve
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët rezident që të përmbahen nga daljet pa nevojë në qytet, gjatë kohës derisa janë këtu mërgimtarët, për t`iu lënë më shumë hapësirë e mundësi atyre që t`i shijojnë pushimet në vendlindja, përcjell albinfo.ch.
Përndryshe, Naser Rrahmani, zëvendës komandat i Stacionit Policor në Gjilan, ka thënë se gjendja e mirë e sigurisë është rezultat i kontributit të qytetarëve të kësaj komune, angazhimit të organeve të rendit si dhe i bashkëpunimit të policisë me komunitetin.
Ai rikujtoi se tani që jemi në kohën e pushimeve dhe si rezultat i lehtësimit të masave anti-Covid, kemi një fluks të mërgimtarëve, të cilët kanë ardhur dhe po vazhdojnë të vijnë në vendlindje për pushime dhe kjo po vërehet nga tollovitë që po krijohen në rrugë dhe trafik, thuhet në njoftim.
Rrahmani tha se në lidhje me këtë situatë, Stacioni Policor ka përgatitur erdhe planin operativ, të cilin do ta zbatojnë në terren dhe ka të bëjë me ngasjen e veturave, shpejtësinë, ndalimin në vendet e ndaluara, përdorimin e alkoolit, përdorimin e telefonit dhe masave tjera që ndikojnë në sigurinë e komunikacionit.
Ndërkaq, sa i përket veprave penale, Rrahmani tha se gjatë muajit korrik janë regjistruar 13 raste të dhunë në familje, ndërsa ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’ janë raportuar 24 raste, përfshirë edhe fshatin Malishevë, ku policia është duke vazhduar me zbatimin e planit operativ dhe kohëve të fundit nuk ka pasur raste të reja të vjedhjes atje.
Si rezultat i punës hetimore, janë arrestuar 2 persona, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim, në lidhje me vjedhjet masive që kanë ndodhur në komunën e Gjilanit dhe dyshohet se të njëjtit janë të përfshirë edhe në fshatin Malishevë.
KKSB konstatoi se komuna e Gjilanit, nuk ballafaqohet momentalisht me ndonjë problem ekstrem, por ka një rritje të vëllimit të punëve në polici dhe organet komunale për shkak të kohës së pushimeve vjetore, ardhjes së mërgimtarëve, vaksinimit.
Halit Rexhepi, kryesues i KKSB tha se i bashkëngjitet propozimit të imamit Agim Hyseni që ky mekanizëm i sigurisë, t`u bëjë ftesë qytetarëve, jo me qëllim të kufizimit të lirisë së lëvizjes, por me qëllim të krijimit të mundësive për shfrytëzim sa më të mirë të hapësirës nga mërgimtarët tanë, që të mos dalin pa nevojë në qytet.
Po ashtu KKSB iu bëri thirrje institucioneve komunale që t`i plotësojnë sa më parë vendet e lira të punës, të cilat kanë ngelur të tilla pas pensionimit, ose vdekjes së ndonjë zyrtari komunal, në mënyrë që të mund të ofrohen shërbime e nevojshme për qytetarë.
Sa i përket numrit të rasteve të dhunës në familje, ku vazhdimisht ka dilema mbi gjendjen reale, Rexhepi tha se duket se shifrat nuk kanë të bëjnë të bëjnë me një rritje të dhunës, por janë tregues i një ngritje të vetëdijes së qytetarëve për t`i raportuat rastet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy të dyshuar për krime lufte arrestohen në Kosovë, pasojnë reagimet nga Serbia Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile. Arrestimet... -
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
20 Minuten sjell nga afër atmosferën e një dasme kosovare me mbi 400 të ftuar -
Itali
Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet, funksionalizon sistemin e ri për pasaporta dhe letërnjoftime
Jeta në Zvicër
-
Rekord në Zvicër, dronët shpëtojnë 7.590 këlyshë drerësh nga makinat kositëse Falë përdorimit të dronëve me kamera termike, këtë vit në Zvicër u shpëtuan 7.590 këlyshë drerësh... -
Tym në kabinë, avioni i SWISS bën ulje emergjente në SHBA -
Posta Zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri, qytetarët të kenë kujdes nga fletënjoftimet me kod QR -
Gjeneva përballet me mungesën më të madhe të banesave në 15 vitet e fundit -
Nga nesër rikthehet vala e të nxehtit në Zvicër, temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 gradë












