Lajme
Thyhet rekordi botëror: Treni më i gjatë i pasagjerëve në botë është nga Zvicra
Gazetarë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në trenin rekord me 100 vagonë, së bashku me personalitete të përzgjedhura
Nga sot, treni më i gjatë i pasagjerëve në botë është një tren zviceran i Rhaetische Bahnen Rhb, transmeton albinfo.ch. Përpjekja për rekord u realizua në hekurudhën midis Preda GR dhe Alvaneu GR – dhe filloi me 20 minuta vonesë.
Sidoqoftë, treni 1910 metra i gjatë arriti në destinacion në kohën e caktuar, duke thyer kështu rekordin botëror.
Renato Fasciati, Drejtor i Rhaetische Bahnen ka folur të shtunën në mëngjes në Chur “për një ditë që nuk do ta harrojmë shpejt”. Gazetarë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në trenin rekord me 100 vagonë, së bashku me personalitete të përzgjedhura, raporton srf.ch. Në total, vetëm 150 persona janë lejuar të hipnin.
3,000 të tjerë kanë ndjekur udhëtimin në një transmetim të drejtpërdrejtë në një shesh festivali në Bergün. Me përjashtim të tre vagonëve treni “është futur” pothuaj i tëri në tunelin historik të Albulës, përcjell albinfo.ch. Aty kanë hipur edhe pasagjerët.
400 persona në aksion
Christian Florin, Shefi i Infrastrukturës në RhB, ishte dukshëm i emocionuar në stacionin në Preda. Pothuajse 400 persona janë sot në detyrë, është shprehur ai për mediat.

E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit














