Lajme
Tirana e Prishtina bashkojnë forcat për lobim
Ministri kosovar Hoxhaj dhe ai shqiptar, Panariti janë dakorduar për t’i bashkuar forcat diplomatike për shtimin e njohjeve për Kosovën
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë i kanë bashkuar forcat diplomatike për të lobuar nëpër disa shtete të botë, me idenë që të shtojnë numrin e njohjeve për Kosovë. Këtë bashkim forcash e kanë prezantuar në Prishtinë shefat e dy diplomacive, Enver Hoxhaj i Kosovës dhe Edmond Panariti i Shqipërisë.
Dy ministrat thanë se dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës do të ndërmarrin një fushatë të fuqishme lobuese për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën. Ky takim u zhvillua në margjina të konferencës “Kaptinë e mbyllur në Ballkan” që realizohet një ditë pasi Kosova përmbylli mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë.
“Të dy ne si ministra jemi të vendosur që ta shtyjmë një agjendë shumë agresive, shumë dinamike lobuese dhe e falënderova ministrin për vizitat në pjesë të ndryshme të botës, ku në mënyrë publik dhe zyrtare e ka shtuar kërkesën që këto shtete ta njohin Kosovën”, tha ministri Hoxhaj.
Ai ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës karshi të gjithë lidershipit institucional e politik të shtetit shqiptar, për punën po bëjnë në fushën e lobimit, për të cilët, siç tha Hoxhaj, njohja e plotë e Kosovës është një prioritet.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka uruar popullon dhe autoritete e Kosovës për ngjarjen historike të heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur mbi Kosovën. Ai tha se kjo ngjarje është dëshmi e projektimit të vendosur të shtetit të ri të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
“Këta janë hapa të jashtëzakonshëm cilësor që keni bërë në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor, konsolidimit të institucioneve dhe drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Panariti, sipas të cilit, Shqipëria dhe Kosova do të rrisin bashkëpunimin për zgjerimin e hartës së njohjeve të reja për Kosovën.
“Për të bërë të mundur që Kosova të përfaqësohet denjësisht në institucionet ndërkombëtare me qëllim final edhe anëtarësimin e saj në OKB”, deklaroi ministri Panariti.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












