Lajme
Tirana “qyteti i dritës” me 3.3 milionë llamba
Drejtoresha e Kulturës, Greta Deljani tha se Tirana aktualisht ka më shumë 3 milionë e 300 mijë drita që janë vendosur nëpër të gjithë rrugët e kryeqytetit shqiptar
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të zbukurohet me miliona drita në prag të festave të fundviti, dhe me të drejt mund të quhet “qyteti i dritës”. Sipas administratës lokale të kryeqendrës shqiptare, më shumë se 3.3 milionë drita do ta përbejnë koloritin e këtij qyteti gjatë ditëve të ardhshme.
Bredhi gjigant i vendosur në sheshin “Skënderbej”, por edhe dritat vezulluese të vendosura në ëdo pjesë të kryeqytetit, kanë sjellë një atmosferë të veçantë festive për çdo qytetar të Tiranës, raporton “Shekulli”.
Drejtoresha e Drejtorisë së Artit dhe Kulturës, në Bashkinë e Tiranës, Greta Deljani ka thënë se pemët e vitit të ri janë shpërndarë edhe në zona të tjera të Tiranës, në mënyrë që atmosfera të shtrihet në të gjithë qytetin.
“Festimet për këtë fundvit filluan me ndezjen e dritave të pemës, secila përmban 640 dekorime dhe gjithashtu ka 25 200 drita. Më tej, dekori ka vazhduar me bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit. Si kurrë më parë, Tirana ka të dekoruara shumë rrugë, që nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, tek “Zogu i Parë”, rruga e “Kavajës”, rruga e “Durrësit,” rruga e “Elbasanit”, rruga e “Dibrës” etj”, tha ajo.
Gjithashtu, sipas Delijanit, janë dekoruar 1500 shtylla të kryeqendrës.
“I gjithë qyteti, sot ka 3 milionë e 300 mijë drita, në të gjithë dekorimet që janë përdorur për të gjitha rrugët. Natyrisht dekorit i janë bashkëngjitur dhe shumë aktivitete festive që do të zhvillohen përpara pemës, në sheshin “Skënderbej”, në rrugën “Murat Toptani”, por edhe ambiente të tjera të kryeqytetit, si qendra “Ten”, Teatri i Metropolit etj”, tha ajo.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori










