Futboll
Trajneri i Zvicrës: Duam të shënojmë edhe në Prishtinë ndaj Kosovës, Xhaka është luftëtar
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Yakin ka thënë se në Prishtinë kanë ardhur për të shënuar gola, e jo për t’u mbrojtur.
“Jam shumë i lumtur me faktin që kemi shënuar shumë gola, përfshirë edhe katër kundër Kosovës. Natyrisht në ndërkohë Kosova ka pasur ndryshime të ndejeshme, ka pasur ndryshim në sistem, kanë ardhur lojtarë të rinj, përfshirë disa lojtarë që kanë ndryshuar mendje nga Zvicra dhe kanë ardhur tani por ajo që është me rëndësi është që Kosova e ka siguruar playoff-in dhe nuk ka asgjë për të humbur, e ka një ndjenjë të lirë. Ne nga ana jonë do të jemi të fokusuar që nga fillimi dhe dëshirojmë që të fokusohemi në repartin defanziv por natyrisht që edhe të shënojmë”, tha Yakin.
Ai ka folur edhe për mesfushorin Granit Xhaka për të cilin ka thënë se është një luftëtar i vërtetë dhe se do të kërkojë të fitojë edhe ndaj Kosovës.
“Natyrisht me Granitin bisedojmë, ai ka kohëve të fundit një performancë të jashtëzakonshme. Kur është kthyer në Sunderland unë jam befasuar sepse ka bërë një rikthim në Angli por ai ka treguar vërtetë se ka qenë një zgjidhje e mirë dhe e kemi parë se në një ekip mjaftë të vogël çfarë kthimi ka bërë aty, ai është një lojtar i cili dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet, është një luftëtar, është një fitimtar dhe besoj se këtë do ta kërkojë gjithmonë”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Trajneri i helvetikëve ka komentuar edhe situatën e Xherdan Shaiqrit për të cilin ka thënë se dyert e Kombëtares së Zvicrës vazhdojnë të mbeten të hapura.
“Sa i përket Xherdanit padyshim se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, e kemi parë se çfarë ka bërë me Baselin kur është shpallur kampion, shënoi në atë ndeshjen vendimtare, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Por nuk do të thoja se e ka derën e mbyllur, ne kemi momentalisht një ekip të jashtëzakonshëm me lojtarë të jashtëzakonshëm përfshirë lojtarët e rinj që kanë zënë vendin e vet dhe thjeshtë është një situatë e tillë që duhet të vazhdojmë nga e ardhmja dhe kjo është situata”, u shpreh tutje ai.
Ndryshe, ddeshja Kosovë – Zvicrër zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












