Lajme
Tre mërgimtarë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas aksidentit në Austri
Autobusi u përplas në hekurudhën qendrore të betonit mbrojtës
Në orët e para të mëngjesit autobusi nga Kosova u aksidentua në Austri, në autobanin perëndimor pranë Eugendorf, në orën 03:00 e mëngjesit, shkruan albinfo.at.
Sipas informacioneve të siguruara nga Albinfo, rreth 20 të aksidentuar jenë të lënduar, ndërkohë që Kryqi i Kuq dhe zjarrfikësit dolën në vendin e ngjarjes.
“Aktualisht dimë për tre persona me lëndime të rënda dhe janë në rrezik për jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë lëndime josorioze”, tha për APA zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner.
“Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, theksoi ajo.
Aksidenti ndodhi në Salzburg-Nord dhe Wallersee (komuniteti i Eugendorf im Flachgau) në drejtim të Vjenës.
Autobusi me rreth 25 pasagjerë, mërgimtarë nga Kosova, ka të ngjarë të jetë përplasur në hekurudhën qendrore të betonit mbrojtës për arsye që janë ende të paqarta, tha zëdhënësi i policisë, Hans Wolfgruber për APA.
“Në automjet ishin rreth 25 persona”, tha komandanti i shpëtimit të qarkut Hermann Gerstgraser. Të gjithë të aksidentuarit u dërguan në spitalin shtetëror në Salzburg me ambulanca. “Tetë persona që mbetën të padëmtuar aktualisht po kujdesen nga ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë tonë në qytet”, tha Gerstgraser.
Sipas Wolfgruber, autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover. “Këta janë shqiptarë që vijnë nga Kosova”, tregoi ai.
Vlen të cekët se brigadat e zjarrit Hallwang dhe Eugendorf erdhën me rreth 60 vullnetarë në tetë automjete, dhe Kryqi i Kuq mbërriti me rreth 50 ndihmës në 14 automjete.
Theksohet se autobusi i dëmtuar ishte ende në vendin e aksidentit rreth orës 06:00, për këtë arsye Westautobahn ishte i pakalueshëm në këtë zonë. Automjeti pritet të tërhiqet herët në mëngjes. Sipas Wolfgruber, ende nuk dihet pse ka ndodhur aksidenti. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën