Kosova
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë sillen para gjykatës
Prishtinë: Fillon gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës filloi sot seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist në Banjskë që ndodhi një vit më parë. Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngrituar më 11 shtator aktakuzën kundër 45 personave, duke përfshirë edhe Millan Radoiçiqin. Shumica prej tyre janë të paarritshëm për sistemin gjyqësor të Kosovës.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Besohet se ai dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi të armatosur ndodhen në Serbi.
Në seancën e sotme dëgjimore janë paraqitur vetëm tre persona të dyshuar që u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Në sallë janë prezentë edhe familjarët e të dyshuarve. Seanca e sotme ka zgjuar një interesim të madh të mediave të vendit dhe atyre ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











