E-Diaspora
Kompanitë kosovare i befasojnë ato gjermane
Në “IMM”, kompanitë kosovare po prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divanë, tryeza, karrige dhe elemente të ndryshme për enterier
Kompanitë Palma, Albed dhe Berto po marrin pjesë në panairin “IMM” në Këln të Gjermanisë, që mbahet në datat 15-21 janar 2018, shkruan albinfo.ch.
Në “IMM”, kompanitë kosovare po prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divanë, tryeza, karrige dhe elemente të ndryshme për enterier.
I befasojnë kompanitë gjermane
Arieta Vula-Pozhegu, drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës thotë se kompanitë kosovare me produktet e tyre kanë befasuar ato gjermane.
“Sot nga “Design Selection”, kompania kosovare “Albed” mori çmimin për dizajnin më të mirë 2018. Është një emocion për ne, po ashtu edhe si Kosovë, që kompanitë kosovare kane arritur standard të lartë dhe që vlerësohet lart nga Panairi më i madh i mobilierisë në Evropë”, ka thënë Vula-Pozhegu për albinfo.ch.
Gjithashtu të tria kompanitë Palma, Berto dhe Albed, gjatë dy ditëve të panairit kanë pasur vizita interesante dhe presin konkretizim të marrëveshjeve.

Prodhime vendore
Kompanitë kosovare janë vizituar nga MTI dhe KIESA. Po ashtu nga diaspora kemi vazhdimisht të pranishëm dhe të interesuar për bashkëpunim. Shtetet e interesuara për bashkëpunim deri më tani kanë qene Gjermania, Arabia Saudite, Austria, etj, thonë përfaqësues të kompanive kosovare.
“Ne, kompania Albed kemi prezantuar fuqishëm Kosovën. Me produktet tona “Made in Kosova”, ju treguam të pranishmëve se edhe ne jemi në rrugëtimin drejt Evropës”, thotë Miftar Veseli, menaxher i kompanisë.

Interesim i madh për kuzhina
Për Bashkim Krasniqin, pronar dhe drejtor në “Cia Berto” pjesëmarrja është shumë e rëndësishme për promovimin e prodhimeve kosovare në Gjermani .
“Ciao Berto merr pjesë në panairin “IMM Cologne 2018″ me një sipërfaqe prej 100m2 (katror), ku kemi pasur mundësi të ekspozojmë shumëllojshmëri të produkteve, përkrah brendeve më të mëdha botërore. Interesimi më i madh i vizitorëve ka qenë tek kuzhinat, të cilat i kanë shumë mbresa për nga dizajni modern, dhe shumë praktikë në përdorim. Kemi pasur po ashtu komente shumë të mira për dyer e dritare”, theksoi Krasniqi.

Marrëveshjet konkrete
Edhe drejtori gjeneral i kompanisë Palma, Ekrem Shahini, theksoi se jo vetëm kanë marrë pjesë, por edhe kanë arritur të realizojnë marrëveshje konkrete. “Realisht përveç kontakteve shumë serioze me kompani prestigjioze gjermane, zvicerane, austriake, holandeze, angleze, kemi bërë edhe kontrata konkrete të shitjes. Për çka po marrim lëvdata dhe komplimente nga klientët dhe vizitoret tanë, për cilësinë dhe seriozitetin, që e përfaqëson Mobilieria “Palma” në mesin e prodhuesve me prestigjioz evropian. Marrëveshjet konkrete të mbyllura për këto dy ditë janë me Afrikë dhe Azi, në këto dy kontinente shumë me rëndësi dhe një befasi për ne.”, deklaroi Shahini për albinfo.ch.

Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” Zvicra është prezantuar sonte në skenën e Eurovision Song Contest 2026, që po zhvillohet në Vjenë... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg -
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike














