Lajme
Trump: SHBA-ja, krenare që është aleat me Maqedoninë e Veriut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në urimin e tij drejtuar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thekson se SHBA-ja është krenare që është aleat me Maqedoninë e Veriut në NATO dhe mbështesin aspiratat e saj në anëtarësim në BE.
“Këtë vit shënimi i pavarësisë është në rrethana të tjera kur jemi të ballafaquar me pandeminë globale. Edhe krahas kësaj, Maqedonia e Veriut në mënyrë të sigurt dhe transparente mbajti zgjedhje demokratike në korrik, ndërsa vendi juaj mbetet i përkushtuar në avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Sa i përket hapërimit pozitiv me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut tashmë kontribuon në Aleancë, si nikoqire e disa ushtrimeve në poligonin ushtarak në Krivollak. SHBA-ja është krenare që është aleat me ju dhe ne mbështesim aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrimin e mëtejshëm evropian dhe rrugës tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Trump në urimin e tij për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja Kate Marie Byrnes urimin e presidentit Trump ia dorëzoi presidentit Stevo Pendarovski, ndërsa pas takimit në Vodno, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, u diskutua për sfidat që i sjell pandemia e COVID-19.
Pendarovski dhe Byrnes diskutuan edhe për sfidat e Qeverisë së re si dhe nevojën për të pasur konsensus shtetëror me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme e që kanë për qëllimin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025















