Kalendari
Tryezë e rrumbullakët mbi dialogun ndërkulturor dhe aksionin kundër radikalizimit
Në kuadër të projektit janë parashikuar realizimi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me informimin e të rinjve, realizimin e punëtorive teatrale, të tryezave të rrumbullakta, duke ftuar specialistë në fushën e parandalimit të dukurivë negative në shoqëri.
Në vazhdën e realizimit të aktiviteteve, teatri “Kurora” organizon një tryezë të rrumbullakët më 10 mai 2019 në sallën e fraternitetit në Lozanë të Zvicrës në ora 18.
Programi do të fillojë me shfaqjen e një pjese teatrore në gjuhën frenge me titullin « Me shku në Mars – Partir sur Mars » të shkruar nga Migjen Kajtazi. Pjesa teatrale do luhët nga Zymer Lutfiu e Linda Qusaj . Pjesa e vogël teatrale bazohet në dialoung në mes një studenti dhe profesorit . Studenti e njofton profesorin se do të shkojë në Mars… Profesori i përgjigjet studentit se vendimi për të shkuar në pushime në muajin mars është vendim i mirë se është sezon kur nuk kushton shtrenjtë dhe ka destinacione të mira turistike edhe në Evropë … dialogu merr pak kohë deri sa profesori e kupton që flitet për projektimin e të riut për të shkuar në planetin Mars… dialogu vazhdon… në pjesën teatrale nuk përmendet lufta, po mes rreshtash merret vesh që flitet për luftë. Marsi është marrë si figurë mitologjike që simbolizon në faktë Perendiën e Luftës … po ashtu edhe përshkrimet tjera në pjesën teatrale kanë simbolikën e tyre lidhur me vendimet e të rinjve për të marr pjesë në projekte që në fakt nuk janë të tyre …
Pjesa teatrale shërben si përgatiitje për tu futur në temën e parandalimit të radikalizimit, të shtjelluar nga pjesëmarrësit. Tryeza e rrumbullakët do të mbledhë këta specialistë :
Zotëri Philippe Gitz, ish polic në kantonit Vaud dhe njëherësh mësimëdhënës për të drejtat e njeriut
Zonja Catarina Pereira, psikologe, presidente e shoqatës e etnopsikiatrisë në Gjenevë
Zotëri Pascal Gemberli, sekretar i shoqatës të Unionit të Myslimanëve të kantonit Vaud – UVAM
Moderator i tryezës është Zotëri Olivier Meuwly, shkrimtar, historian
Projekti është i mbështetur nga strukturat e konfederatës dhe klubi i UNESCO-së të Lausannës
Për më shumë informata :
Visar Qusaj, Telefon : 0793596517
E-mail : [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Maj 2019
- Ora18:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit10 Maj 2019 - 20:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












