Shqipëria

Turizmi shëndetësor, atraksion i vërtetë për turistët e huaj në Shqipëri

Pikërisht përmes këtij avantazhi ekonomik, operatorë turistik shqiptarë janë duke zhvilluar një fushatë promovimi të rëndësishme brenda e jashtë kufirit të Evropës

Turizmi Shëndetësor është kthyer në një atraksion të vërtet për vizitorët e huaj në Shqipëri.

“Mysafirë” nga e gjithë Evropa tashmë zgjedhin të shijojnë bukuritë e Shqipërisë, ndërsa përfitojnë kurim dentarë e estetik me kosto që në vende të tjera evropiane do të ishin disa herë më të larta.

Pikërisht përmes këtij avantazhi ekonomik, operatorë turistik shqiptarë janë duke zhvilluar një fushatë promovimi të rëndësishme brenda e jashtë kufirit  të Evropës.

Gjithashtu duke ndikuar në punësim, duke ndikuar jo pak në turizmin gjithë vjetorë, në turizmin kulinare, atë kulturor e artistik, si dhe në të turizmin e aventurës. Një mekanizëm i vërtetë që po e kthen Shqipërinë në një “Oaz turistik” në mes të kontinentit evropian, transmeton “ATA”.

Operatorë turistik të turizmit të shëndetit së fundmi kanë valëvitur në qiellin e Berlinit dhe flamurin kuqezi, duke qenë përfaqësues të Shqipërisë në stendën e Shqipërisë, por dhe me një stendë të rëndësishme në pavijonin e mjekësisë në një panaireve më të rëndësishëm në botë, ku marrin pjesë përfaqësues nga 180 shtete në 6-të kontinente. 1 000 blerës të mëdhenj, 10 000 ekspozues tregtarë, 110 00 vizitorë tregtarë dhe rreth 160 000 vizitorë në total, përcjell albinfo.ch.

“Ajo që është interesante, është që tashmë Shqipëria është pjesë e Panairit të Turizmit edhe në fushën e turizmit shëndetësorë. Vendi ka mundësi reale për të zhvilluar edhe këtë formë të turizmit”, është shprehur ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

“Ne kemi disa kontakte dhe kompanitë shqiptare kanë nisur të hartojnë planet e para se e gjithë filozofia jonë për zhvillimin e 100 fshatrave dhe agro turizmin shkon për shtat edhe me këtë lloj filozofie. Pasi është e udhës e dhe e kërkuar se një turizëm i tillë shëndetësor të gjejnë dhe afërsinë me aeroportin, me gjithë kryeqytete Evropës, bukuritë e natyrës, gjelbërimin, pastërti, zonat e mbrojtura, dhe gjithashtu jemi pjesë e një komuniteti që ka mjekë, staf të kualifikuar , ka mjedise të pastra dhe të  sigurta dhe gjithashtu një mikpritje të veçantë.  Është një segment i turizmit dhe si çdo segment ka nevojë për kohën e tij dhe ka nevojë për partneritetin e plotë të qeverisë, mundësitë reale për tu futur në Shqipëri e për të krijuar më shumë hapësira në mbështetjen fiskale dhe kemi shumë shanse që lehtësira që ofrojmë për agro turizëm dhe për klinikat që anë shtretër dhe që ofrojnë këto forma shërbimesh. Të gjithë ata që vijnë për turizmin shëndetësor nuk vijnë vetëm për detin por dhe për natyrën dhe këtu në Berlin po gjejmë kontakte të mira që e shohin vendin si opsion për të shijuar turizëm dhe për të përfituar një shërbim të kualifikuar shëndetësorë”, shprehet Klosi.

Sipërmarrësi Dritan Gremi, që ka një klinikë mjekësore në Tiranë u shpreh se prej 9-të vitesh ka ngritur një strukturë serioze për të ofruar një shërbim cilësorë që rrit vlerat e vendit tonë, ndërsa e promovon atë në mënyrën më të mirë.

“Ne jemi një kompani serioze, që vitet e fundit po njohim rritje dhe falë rritjes së turizmit në Shqipëri. Ne sot që flasim kemi 60 të punësuar me kontrata të rregullta. Pra 60 familje që marrin të ardhura përmes kësaj forme të turizmit. Operojmë gjatë gjithë vitit dhe ofrojmë hotelin, shërbimin mjekësorë cilësorë dhe gjithashtu transportin nga Aeroporti në hotel, klinikë dhe vizita turistike në zona të ndryshme të vendit, duke nisur nga më e afërta që është Tirana, duke vijuar dhe në pika më të largëta, siç është Vlora në jug, apo Shkodra në Veri”, tha Gremi.

“Ka një potencialitet të lartë të turizmit shëndetësorë. Mjafton të kujtojmë që rritja e klientëve në vitin 2018 ka qenë rreth 120% më shumë se në vitin 2017. Vetëm italianët shpenzojnë rreth 4 miliard në vit, kuptojeni vetë se cili është potenciali këtij sektori që po merr gjithnjë e më shumë hovë”, tha Dritan Gremi, drejtues i një sipërmarrje të rëndësishme në fushën e turizmit shëndetësorë në Tiranë.

Thomas Bömkes – Consultat ITB Berlin (Këshilltar ITB Berlin për turizmin shëndetësor) shprehet se, ekspozuesit në padilionin e Shëndetit në panairin e Berlinit janë nga shumë vende të botës. “Kemi ekspozues nga Polonia, nga Kroacia, nga India, nga Turqia, nga Shqipëria”, tha Bömkes.

“Mendoj se është vërtet atraktive për gjermanët kur udhëtojnë në vende si Shqipëria, të mund të marrin edhe trajtime mjekësore, teksa mund të bëjnë dhe pushime atje në të  njëjtën kohë. Pra për të njëjtin çmim bëjnë edhe pushimet.  Ky është një potencial i madh për Shqipërinë që të shes produktin e saj mjekësor këtu në tregun gjerman, por jo vetëm në tregun gjerman pasi ITB është një panair ndërkombëtar, pra përfshin dhe tregje të tjera si Anglia, Franca që janë potenciale shumë të mëdha për Shqipërinë”, tha ai.