Kosova
Turqia mirëpret marrëveshjen e re mes Kosovës dhe Serbisë
Shteti i Turqisë ka mirëpritur marrëveshjen e re sa i përket kalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë të dielën Ministria e Jashtme e këtij vend, përcjell albinfo.ch.
Në deklaratën e lëshuar nga kjo ministri thuhet se Turqia shpreson që palët të merren vesh edhe për çështje të tjera, si ajo e targave.
“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pikat kufitare me letërnjoftime. Shpresojmë që palët sa më parë të bien dakord për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Duke vënë në dukje se ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, foli me anë të telefonit me homologët e tij kosovarë dhe serbë për të zbutur tensionin, ai tha se Turqia gjithashtu ka vazhduar t’u bëjë thirrje palëve që të veprojnë me përmbajtje.
“Turqia, si një vend ballkanik, i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe mbështet zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, si dhe iniciativat për këtë qëllim. Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, shtoi ai.
Të shtunën, Serbia dhe Kosova ranë dakord për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












