Lajme
Turqia shtrinë bizneset në Kosovë
Prej vitit 2004 deri në vitin 2014 sipas të dhënave të Odës Tregtare Kosovaro -Turke, në Kosovë janë investuar 360 milionë euro nga investitorët turk
Rreth 300 kompani turke janë duke shtruar aktivitet në territorin e Kosovës, ndërsa sipas të dhënave të Odës Tregtare Kosovaro – Turke, 50 prej tyre janë kompani të mëdha që punojnë në Kosovës, përfshirë edhe Limak-Lion në aeroportin e Prishtinë dhe Bektel Enka, konzorcium, turko-amerikan.
Esin Muzebeg, sekretar i përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro-Turke, në një prononcim për REL ka theksuar se Turqia ka një interesim të madh për të investuar në Kosovë, por që ka edhe vështirësi në investime.
“Natyrisht që ekzistojnë vështirësi në procesin e investimeve. Investimi nuk është proces i lehtë, vështirësitë janë në natyrën e sektorit. Investitorët kërkojnë që të sigurohet një mjedis i favorshëm për investime me politika të favorshme dhe reforma ekonomike”, shton Muzebeg.
Prej vitit 2004 deri në vitin 2014 sipas të dhënave të Odës Tregtare Kosovaro – Turke, në Kosovë janë investuar 360 milionë euro.
Investimet turke në Kosovë, sipas Muzebeg janë në disa sektorë; në sektorin financiar aktualisht janë katër banka dhe një kompani e sigurimeve. Ndër sektorët primar që kanë tërhequr investimet nga Turqia hyn edhe sektori i aviaconit, sektori i shëndetësisë, energjetikës, industrisë dhe sektori i ndërtimtarisë.
“Në aspektin e investimeve pritjet tona janë optimiste. Në mes Kosovës dhe Turqisë janë bërë dy marrëveshje të rëndësishme, eliminimi i tatimit të dyfishtë dhe marrëveshjet për tregti të lirë. Shpresojmë që pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për tregti të lirë do të hapet një perspektivë edhe për investim. Me këtë marrëveshje tregu i Kosovës do të hapet për Turqinë, po ashtu edhe tregu i Turqisë do të hapet për Kosovën”, thekson Muzebeg.
Kryetari i Aleancës kosovare të Biznesit, Agim Shahini thekson se këto investime të Turqisë në Kosovë duhet të vlerësohen, por që së bashku më këto investime sipas tij, po futet një konkurrencë në tregun e Kosovës.
Kjo konkurrencë e investitorëve turq, shton Shahini, mund të sjell pabarazi te bizneset prodhuese në Kosovë.
“Kosova me Turqinë ka edhe disa marrëveshje të nënshkruara e këto marrëveshje i japin mbështetje të drejtpërdrejtë investitorëve. Por, ne nuk duhet të orientohemi vetëm me Turqinë, ne duhet të orientohemi edhe me vendet e Bashkimit Evropian dhe me vendet përtej Oqeanit Atlantik”, theksoi ai.
Bechtel-Enka, konzorcium amerikano-turk, ka bërë ndërtimin e autostradës Vërmicë – Prishtinë – Merdare që lidh Kosovën me Shqipërinë. I njëjti konzorcium që ka në përbërje kompaninë turke Enka është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë.
Konzorciumi turk Limak-Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, duke e blerë atë për 26, 3 milionë euro. Një konzorcium tjetër ai turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon pati marrë me koncesion për njëzet vjet, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me obligimin që të investojë mbi 100 milionë euro në të.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit












