Bota
Twitter, Facebook dhe Instagram mbyllin llogaritë e liderëve iranianë
Facebook dhe Instagram nuk janë përgjigjur menjëherë
Departamenti amerikan i Shtetit u kërkoi rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Twitter të ndërpresin llogaritë e liderëve të regjimit iranian deri në rivendosjen e internetit në vend, përfshirë nga tensionet. Iranianët janë shkëputur nga bota që prej një jave pas ndërprerjes pothuajse të plotë të internetit në Teheran, në kuadër të manifestimeve të dhunshme.
“Ky është një regjim thellësisht hipokrit. Ai ndërpret internetin, ndërkohë që qeveria vazhdon të përdorë të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale”, deklaroi sot i dërguari amerikan për Iranin, Brian Hook, në një intervistë për Bloomberg. “Ne ju kërkojmë kompanive të rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter të ndërpresin llogaritë e liderit suprem Ali Khamenei, të ministrit të Punëve të Jashtme, Javad Zarif dhe presidentit Hassan Rohani, deri në kthimin e internetit për popullin.
Facebook dhe Instagram nuk janë përgjigjur menjëherë dhe Twitter theksoi se nuk kishte asnjë koment për të bërë. “Regjimi po përpiqet të ndalojë internetin për të fshehur të gjitha vdekjet dhe tragjedinë që ky regjim ka shkaktuar ndaj mijëra protestuesve në mbarë vendin”, theksoi Hook.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’ Këshilli Kombëtar refuzoi të enjten një mocion për të zëvendësuar Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), i...
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”