Kuriozitete
Twitter ofron mundësinë për artikuj me pagesë
Elon Musk ka gati një eksperiment të ri me Twitter-in. Sipas raportimeve, CEO i platformës së mediave sociale do t’u ofrojë së shpejti përdoruesve mundësinë që artikujt e gazetave t’i blenë.
Në një deklaratë të bërë të shtunën, miliarderi njoftoi se do të zbatonte një model financiar, i cili ka dështuar kur është testuar nga platforma të tjera në të kaluarën.
“Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Twitter do t’i lejojë botuesit e mediave të tarifojnë lexuesit për artikull, vetëm me një klikim të thjeshtë“, shkroi Musk në një tweet.
Që kur themeluesi i kompanive “Tesla” dhe “SpaceX” fitoi pronësinë e Twitter tetorin e kaluar ka vijuar që të propozojë ide dhe ndryshime në platformë duke shkaktuar jo pak herë konfuzion dhe pasiguri.
“Kjo do t’u mundësojë përdoruesve që nuk paguajnë abonim mujor të paguajnë një çmim më të lartë për artikull kur duan të lexojnë herë pas here. Pra, është një fitore e favorshme për mediat dhe lexuesit,” citohet të ketë thënë Musk, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Ai, megjithatë, nuk ka dhënë më shumë detaje për çmimet apo funksionimin e këtij modeli të ri.
Megjithatë, ekspertët duke iu referuar përpjekjeve të mëparshme për këtë model, nuk presin që ideja e radhës e Musk të ketë shumë shanse suksesi.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse