Lajme

U botua libri i parë në gjuhën shqipe për muzikën xhaz

“Shënime për muzikantin” është libri i parë xhaz që vjen në gjuhën shqipe. Në këtë botim autori Markelian Kapedani përqëndron vëmëndjen te ritmi si element thelbesor i vetë ekzistencës së këtij zhanri të muzikës.

“Është një libër që shpjegon mekanizmat e fshehtë të muzikës Jazz dhe muzikës së improvizimit në përgjithësi”.

Libri, ndër të tjera, u shërben dhe vetë studiuesve të artit.

“Libri u drejtohet kryesish muzikantëve të rinj, atyre që në studimet klasike nuk gjejnë përgjigje për disa pyetje specifike rreth muzikës së improvizuar”.

Kapedani nuk ka ngurruar të tregojë në praktikë bukurinë që të sjellë muzika Jazz, edhe pse shprehet se vështirësitë për ta sjellë këtë botim te publiku ishin tejet të vështira, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.