Lajme
U mbajt Kuvendi zgjedhor i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër
Më 22 maj 2022, në Burgdorf, Bernë, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) “Naim Frashëri” në Zvicër mbajti Kuvendin zgjedhor.
Në ketë takim kanë qenë të pranishëm përpos stafit arsimor pranë LAPSH-it, përfaqësues të Këshillave Kantonale dhe prindër e veprimtarë shoqërorë.
Punimet e Kuvendit i hapi Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH-it, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, prezantoi edhe rendin e ditës që u miratua nga të pranishmit.
Sipas rendit të ditës, kryesuesi i mbledhjes, Nexhat Maloku, prezantoi raportin e punës për periudhën maj 2018 deri në maj 2022. Ndërsa raportin financiar e paraqiti sekretari Gafurr Asani, të dy raportet u votuan nga të pranishmit.
Më pas Kuvendi me votim unanim zgjodhi kryetarin e ri të LAPSH-it Liburn Mehmetajn, avokat, aktualisht kryetar i Këshillit Kantonal – LAPSH në Gjenevë.
Kuvendin e përshëndeti kryetari i sapozgjedhur, avokati Liburn Mehmetaj, i cili falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë dhe u zotua se do të bashkojë degëzimet organizative të mësimit plotësues të gjuhës shqipe si dhe do të përpiqet për ngritjen e mësimdhënies në një nivel sa më të lartë, me synim që të rritet numri i fëmijëve për të mësuar gjuhën amtare shqipe.
Të pranishmit në shenjë falënderimi mbyllen punimet me ngrohtësi e me duartrokitje.
Gjenevë, 24.05 2022
Nexhmije Mehmetaj
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













