Lajme
UÇK merr përgjegjësinë për sulmin në Qeveri
Përgjegjësinë për sulmi me granatë ndaj objektit të Qeverisë, tre ditë më parë, sërish e ka marrë përsipër UÇK
Nëpërmjet një komunikatë për medie, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00 ndaj objektit të Qeverisë së Maqedonisë. Njëjtë sikurse dhe herën e kaluar, këtë rast e mori mbi siër komandant “Kushtrimi”.
Granatë e hedhur më 10 prill u gjet disa metra afër Qeverisë dhe që ishte shkrepur pranë parkut të ekzekutivit. Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”, raporton Ina.
Edhe kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”. Komunikata e fundit e njohur me të njëjtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte përbërë një skandal që pushtoi mediat.
Ndryshe, Maqedonia muajve të fundit po përballët me një pasiguri politike. Opozita maqedonase ka dalë kundër kryeministri Nikoll Gruevski, madje ka shpërndarë qindra përgjime, që kjo qeveri u ka bërër subjekteve politike, por edhe njerëzve më me ndikim në Maqedoni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve Udhëtarë që kalojnë tranzit nëpër Serbi thonë se automjetet me targa të huaja po ndalohen për... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Jeta në Zvicër
-
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër Klimatologu i ETH Zurich, Reto Knutti, paralajmëron se ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat me afro 3... -
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër












