Bota
Udhëheqësit e BE-së mbështesin marrëveshjen e Brexitit
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë mbështetur dy dokumente kyçe të daljes së Britanisë nga blloku vitin e ardhshëm.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk bëri të ditur këtë lajm në Bruksel, pasi udhëheqësit e 27 shteteve u takuan sot për këtë çështje dhe u zotuan se do të qëndrojnë së bashku edhe pas largimit të Britanisë nga BE-ja.
“Mbështetet marrëveshja për Brexitin, por procesi i daljes (së Britanisë nga BE-ja) është shumë larg”, tha presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskatie pas takimit.
Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar marrëveshjen prej 585 faqesh, ku përcaktohen kushtet mbi të cilat Britania do të largohet nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019 dhe një deklaratë politike ku përshkruhen qëllimet e përbashkëta të Londrës dhe Brukselit në marrëdhëniet e tyre të ardhshme.
Sidoqoftë, marrëveshja duhet të kalojë edhe në Parlamentin britanikë dhe shumë ligjvënës kanë thënë se do të votojnë kundër, përfshirë edhe Partia Konservatore e kryeministres britanike, Theresa May, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Duke e quajtur marrëveshjen si “marrëveshja e vetme e mundshme”, May tha se Parlameti do të votojë për të “para Krishtlindjes”.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se “kjo ishte marrëveshja më e mirë” për Britaninë dhe Evropën.
Para samitit të udhëheqësve të BE, May ka bërë thirrje që marrëveshja që Qeveria e saj ka negociuar me zyrtarët e BE-së të mbështetet.
Përmes një letre drejtuar popullit të saj, ajo tha se marrëveshja premton “një të ardhme më të ndritur” për Britaninë dhe largimi nga BE-ja do të jetë “një moment i rilindjes dhe pajtimit për të gjithë vendin tonë”.
Samiti në Bruksel u mbajt pasi në momentin e fundit u arrit që të plotësohen disa kërkesa të Spanjës për bisedimet e mundshme në të ardhmen rreth Gjibraltarit.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez më 24 nëntor tha se ai është tërhequr nga kërcënimi se do të vendosë veto mbi marrëveshjen, pasi Britania dhe zyrtarët e BE-së i kanë dhënë atij garanci të shkruara për mundësinë e bisedimeve rreth Gjibraltarit në të ardhmen.
Kjo u arrit pasi Qeveria britanike i shkroi Këshillit Evropian, duke konfirmuar se nuk do ta interpretonte traktatin e vet të tërheqjes që në të ardhmen një marrëveshje e tregtisë BE-Britani do të aplikohej automatikisht edhe nga Gjibraltari.
Britania mori nën kontroll Gjibraltarin – një zonë prej 6,7 kilometrash katror në pjesën jugore të Gadishullit Iberik – gjatë luftës me Spanjën mbi 300 vjet më parë.
Tani, Gjibraltari konsiderohet territor britanik, ku gjendet një bazë detare strategjike për Britaninë dhe ku banojnë rreth 30 mijë banorë.
Megjithatë, Spanja pohon se ka pretendime irredentiste ndaj Gjibraltarit dhe kërkon një marrëveshje dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar mbi sovranitetin e këtij territori.
Britania ka thënë se “kurrë nuk do të arrijë marrëveshje” mbi sovranitetin e Gjibraltarit, vetëm në rast se Qeveria dhe banorët e Gjibraltarit pajtohen me një gjë të tillë. Asnjë parti politike apo grup në Gjibraltar nuk mbështetë bashkimin me Spanjën.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi













