Lajme
UEFA deri më tani ka kryer 41 513 testime anti-Covid
UEFA ka publikuar të dhënat e futbollit postcoronavirus të fundit të sezonit të kaluar dhe fillimit të sezonit 2020/21 nga ku rezulton që për 421 ndeshje janë kryer 41 513 teste për Covid-19 duke shpjeguar në të njëjtën kohë edhe protokollin sanitar të përpiluar për të evituar përhapjen e këtij virusi mes futbollistëve.
Në një video dokumentar të titulluar ‘The Bubble’ tregohen të gjitha masat parandaluese të aplikuara dhe rezultatet ishin të suksesshme deri në fazën Final Eight të sezonit të kaluar
Kthimi në fushën e lojës u organizua duke marrë parasysh aspektet ligjore të vendeve të ndryshme si dhe protokollet e brendshme të cdo federate. Jo vetëm futbollistët e stafi teknik, por edhe të gjithë punonjësit e UEFA janë të monitoruar, një sipërmarrje e pëkufizuar nga vetë qeveria e futbollit evropian si e paprecedent për sportin botëror.
Që nga momenti i rifillimit të kompeticioneve janë zhvilluar rreth 500 ndeshje në nivel kontinental me objektivin për të garantuar në mënyrë korrekte të eventit sportiv. hapi i radhës ka të bëjë me rikthimin gradual të tifozëve në stadium dhe kjo u pa në superkupën Evropiane.
Vetëm përpara pak javësh, UEFA shprehu vullnetin për të hapur stadiumet deri në 30% të kapacitetit të tyre, por për këtë ky insitucion duhet të bëjë llogaritë edhe me masat kufizuese të secilit prej vendeve. Imazhet e 5000 tifozëve te Rennes që ishin pranë njëri tjetrit kanë ngritur jo pak dyshime, ndërsa në Kiev Juventus luajti përballë 14000 tifozëve sipas normave dhe distancimit social.
Është ky një shembull sesi ende nuk ka një sinkronizim mes UEFA dhe Federatave kombëtare përsa i përket fluksit të tifozëve në stadium
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















