Lajme
Ukraina e denoncon Rusinë si shtet terrorist
Ukraina e quajti Rusinë një shtet terrorist të martën në gjykatën më të lartë të OKB-së, ndërsa filloi procesi mbi mbështetjen e Moskës për separatistët prorusë, të fajësuar për rrëzimin e fluturimit MH17 të “Malaysian Airlines” më 2014.
Kjo ishte hera e parë që avokatët për Ukrainën dhe Rusinë ishin të pranishëm në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e njohur gjithashtu si Gjykata Botërore, që kur Moska nisi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022. Në këtë proces janë dërguar ekipe ligjore me dhjetëra përfaqësues nga të dyja palët.
Një panel prej 16 gjyqtarësh në GJND filloi të dëgjojë pretendimin e Ukrainës se Moska shkeli një traktat të OKB-së kundër terrorizmit, duke pajisur dhe financuar forcat proruse që rrëzuan avionin, gjë që shkaktoi vdekjen e 298 pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Ukraina i ka kërkuar gjithashtu gjykatës me seli në Hagë të urdhërojë Rusinë të ndalojë diskriminimin ndaj grupit etnik tatar në Krime, gadishulli ukrainas i pushtuar nga Rusia nga viti 2014.
Në fjalimin e tij, ambasadori ukrainas Anton Korynevych komentoi shkatërrimin e digës hidroelektrike ‘Nova Kakhovka’ që u bë të martën në territorin e kontrolluar nga Rusia, në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës. Kievi thotë se Rusia hodhi në erë digën; Kremlini ka fajësuar atë që thotë se ishte sabotim ukrainas.
“Rusia nuk mund të na mposhtë në fushën e betejës, kështu që ajo synon infrastrukturën civile në përpjekje për të na nënshtruar”, tha zoti Korynevych gjatë seancës dëgjimore, duke i përshkruar veprimet e Rusisë si “veprime të një shteti terrorist”.
“Sot Rusia hodhi në erë një digë të madhe …, duke shkaktuar evakuime të konsiderueshme civile, dëme ekologjike dhe duke kërcënuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias”.
Rusia do të ketë mundësi për t’iu përgjigjur akuzave të Ukrainës të enjten. Moska është përpjekur ta hedhë poshtë procesin, duke argumentuar se GJND nuk ka juridiksion./voa
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












