Lajme
Ukraina raporton për mijëra ushtarë rusë të vrarë
Ushtria ukrainase tregon humbjet që i kanë shkaktuar rusëve: Kemi rrëzuar 14 aeroplanë, tetë helikopterë dhe shkatërruam 102 tanke
Në njoftim, ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt.
Në një postim në Facebook, ajo tha se rreth 200 të tjerë janë zënë robër.
Sipas saj, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, tetë helikopterë dhe 102 tanke.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Rusia, deri më tash, nuk ka komentuar për viktimat apo humbje të tjera eventuale.
Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë mëngjesin e 24 shkurtit, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.
Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.
Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial.
Ukraina ka synuar t’i bashkohet NATO-s qëkur Rusia ka aneksuar gadishullin e saj të Krimesë në vitin 2014 dhe ka nxitur rebelimin separatist në provincat e saj lindore.
Perëndimi e ka dënuar ashpër ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe ka vendosur një varg sanksionesh, përfshirë disa kundër Putinit dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit Albanifest Winterthur është festivali më i madh vjetor që zhvillohet në një qytet të vjetër, në... -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës











