Lajme

Ulet numri i azilkërkuesve në Gjermani

Në 10 muajt e parë të vitit 2019 pati më pak azilkërkues në Gjermani, sesa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, sipas shifrave të publikuara.

Ministria e Brendshme gjermane deklaroi se janë regjistruar 122 225 kërkesa për azil që nga fillimi i vitit deri në fund të tetorit, një rënie prej 11,8%.

Mes azilkërkuesve, 21,9% ishin fëmijë nën moshën një vit, të cilët lindën pasi prindërit e tyre mbërritën në Gjermani.

Rënia e mbërritjeve të azilkërkuesve i atribuohet pjesërisht më pak njerëzve që largohen nga konflikti në Siri dhe Irak, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.