Lajme
UNDP: Edhe një hulumtim për dërgesat e kosovarëve
Rezultatet e studimit priten të lansohen në tetor 2011
Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës do të përsërisin studimin për remitancat në Kosovë.
Në kuadër të këtij hulumtimi do të realizohen intervista në 8 mijë shtëpi kosovare, si dhe do të intervistohen edhe emigrantët të cilët dërgojnë remitanca, thuhet në një komunikatë të UNDP-së.
Intervistat po realizohen në korrik dhe gusht 2011, gjatë periudhës kur diaspora udhëton për në Kosovë.
Studimi në fjalë do të ofrojë një dadabase me informatat rreth rrjedhës dhe përdorimit të remitancave.
Studimi do të përqendrohet në kanalet e transferimit të remitancave, gatishmërinë e emigrantëve të investojnë në Kosovë dhe ndikimin e remitancave në tregun e punës në Kosovë.
Rezultatet e studimit priten të lansohen në tetor 2011.
Një studim i ngjashëm i lansuar në vitin 2010 vuri në pah që afër 20 përqind e shtëpive Kosovare pranojnë remitanca.
Transferet financiare nga jashtë vendit duket që ndikonin pozitivisht në situatën e shtëpive më të varfra, në qasjen e tyre në kujdesin shëndetësorë, edukim dhe konsumim.
Prej 442 milion eurosh të vlerësuar për remitanca (para të gatshme dhe mallra), shumica vinin nga vendet e Evropës Perëndimore.
Përderisa remitancat përbëjnë 11 për qind të GDP-së së Kosovës dhe në mënyrë të rëndësishme ndihmojnë për të kompensuar presionin nga bilanci negativ i tregut, studimi vuri në pah se shumica e transfereve të parave ishin përdorur për ushqim, rroba dhe gjësende shtëpiake.
Për më tepër, transferet e parave dukeshin që në mënyrë të rëndësishme dërgoheshin nëpërmjet kanaleve jo-bankare, e që disa ekspertë e kanë vlerësuar që shkon në dëm të sektorit bankar në Kosovë, thuhet pos tjerash në komunikatën e UNDP-së .
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet













