Koronavirusi: çast pas çasti

Universiteti i Oksfordit do t’i rinisë testimet e vaksinës kundër COVID-19

Testimet për vaksinën e Universitetit të Oksfordit do të rinisin, pasi u ndaluan të dielën e kaluar, pas një reagimi të pashpjegueshëm të vaksinës tek njëri nga vullnetarët.

Universiteti po punon së bashku me kompaninë farmaceotike “AstraZeneca”, me të cilën do ta rifillojnë testimin e vaksinës kundër pandemisë COVID-19.

“Globalisht 18 mijë persona kanë marrë pjesë në testimin e vaksinës. Në prova të mëdha si kjo vaksinë mund të reagojë ndryshe tek persona të ndryshëm, prandaj edhe kujdesi duhet të jetë i madh, në mënyrë që në fund ajo të jetë e sigurt për përdorim të gjerë”, thuhet në deklaratën e Universitetit të Oksfordit, shkruan CNN.