Lajme
Përfundon vala e të nxehtit në Austri
Vala e fundit e të nxehtit të kësaj vere ka marrë fund me temperaturat në gjithë Austrinë që kanë rënë me 10 gradë Celsius ose më shumë këtë javë, shoqëruar me shira të dendur të hënën.
Një tjetër front i ftohtë pritet të sjellë temperatura edhe më të ulëta nga e enjtja, me më shumë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat gjatë natës në Vjenë dhe qytete të tjera të mëdha pritet të bien në një shifër në gjysmën e fundit të javës, transmeton albinfo.at.
Periudha e ftohtë pason verën e dytë më të nxehtë të Austrisë në rekord, pak pas vitit 2003, kur merren parasysh zonat malore dhe ato fushore. Sipas Geosphere Austria, vetëm në ultësira kjo verë ishte 2.1 C mbi temperaturën mesatare për periudhën klimatike 1991-2020 dhe 3.9 C mbi mesataren 1961-1990. Në male, ishte 2.2 C më i lartë se mesatarja 1991-2020 dhe 3.9 C mbi periudhën klimatike 1961-1990, shkruan theinternational.at.
Disa qytete, përfshirë Vjenën dhe Linzin, gjithashtu shënuan një numër rekord të netëve tropikale, kur temperaturat mbetën mbi 20 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregoi në emisioni Barometri në Euronews Albania se...
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
-
Restoranti “Rina” në Lucern: Një copë atdhe në mërgim
-
Itali: Ngjarje tragjike në familjen shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar Pas kryerjes së një patrullimi nga policia, prokuroria publike urdhëron të kontrollohen shtëpitë e tre personave,...
-
ETH Zurich renditet universiteti më i mirë në Evropë
-
A duhet bakshishi të jetë i tatueshëm në Zvicër?
-
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut