Kosova
Vasfije Krasniqi nesër rrëfen para Kongresit amerikan tmerrin e saj nga policia serbe
Gruaja, e cila u bë zëri i të përdhunuarve gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman, tani do të tregojë tmerrin që ka përjetuar edhe jashtë Kosovës. Ajo pritet që këtë të martë të dëshmojë në Kongresin amerikan, pas ftesës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.
Ajo ka thënë se ky takim për të është shumë i rëndësishëm, duke shtuar se është optimiste se ndonjëherë do të arrihet drejtësia për të gjitha krimet e bëra, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Por ‘Ambasadorja e guximit’, siç njihet ndryshe, pati edhe mesazh për të gjitha viktimat e dhunës seksuale.
Në seancën e Kongresit amerikan, që do të mbahet të martën, të pranishëm pritet të jenë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe Ilir Bytyçi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçit, që u vranë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999.
Vasfije Krasniqi-Godman para pak ditëve në Kosovë ka promovuar shoqatën “Drejtësi për të gjithë”, me anë të së cilës, siç ka thënë ajo, tenton të arrijë drejtësi jo vetëm për vete, por për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














