Lajme
Vazhdimi i sjell fat, Shqipëria mund Maqedoninë 2:1
Golin e fitores që ia dha 3 pikë Shqipërisë e shënoi sulmuesi shkodran, Bekim Balaj në minutën e 89-të të vazhdimit të lojës që u ndërpre dje
Vazhdimi i lojës, që u ndërpre mbrëmë për shkak të motit të keq, ishte me fat për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila në minutën e 89-të të vazhdimit, shënoi gol për rezultatin 2:1 ndaj Maqedonisë. Golin e fitores që ia dha 3 pikë Shqipërisë, e shënoi sulmuesi shkodran, Bekim Balaj.
Balaj ka shënuar me kokë në minutën e parafundit, në 15 minutat e lojës që vazhduan sot, pasi mbrëmë ishte ndërprerë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe stuhisë. Ndeshja mbrëmë përfundoi në mundon 75 me rezultatin 1:1. golat i shënuar Armando Sadiku për Shqipërinë dhe Ezgjan Alioski për Maqedoninë.
Me këtë fitore, Shqipëria, Spanja dhe Italia kanë pikë të njëjta në grupin G, ndërsa Maqedonia, Lihtenshtajni dhe Izraeli kanë zero pikë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













