Teatër
Vazhdon rrugëtimi i teatrit ‘Kurora’ të Nionit të Zvicrës
Teatri si pjesë përbërëse e artit përmbledh në vetvete shumë forma dhe disiplina artistike: literaturë, muzikë, koregrafi, dizajn, arkitekturë, pikturë, prozë, poezi, etj. Dhe, të gjitha këto forma të artit i mundëson publikut të shohë, të ndiejë, të përjetojë e të jetojë drejtpërdrejt një histori reale, të dukshëm falë vënies në skenë dhe prezencës së drejtpërdrejtë të aktorëve.
Kjo lidhje e drejtpërdrejtë mes artistëve të teatrit dhe publikut jetohet atypëraty në kohën e tashme, po që lidh gjithë mundin e artistëve për përgatitjen e pjesës teatrale dhe shumicën e kohës të bazuar në skenario të shkruar në kohën e kaluar. E për t’i mundësuar pastaj publikut të jetojë në kohën e ardhshme, në momentin që e përjeton dhe e shijon një pjesë të bukur, duke e përcjellë me ditë të tëra…
Nuk do ishin këto fjalë për teatrin dhe lidhshmërin e tij me publikun po të mos ishte teatri shqiptar “Kurora” i qytetit të Niont të kanton Vaud në Zvicër.
Ishte viti 1996, kur me nismën e një grupi të rinjsh shqiptarë që gjeten forcë, kohë e energji të themelojnë teatrin Kurora. Kjo ndodhi në kohën kur e gjithë Kosova luftonte për mbijetesë nga pushtimi . Këta të rinj arritën në këto kushte kur diaspora shqiptare kishte prokupim kryesor mobilizimin për mbështetje të Kosovës së pushtuar. Këta të rinj të pasionuar për artin dramaturgjik gjetën forcë që të krijojnë vepra artistike si formë e rezistencës dhe tani më shumë se 23 vjet ‘Kurora’ ka radhitur në kurorën e sukseseve të veta shumë shfaqje dhe prezentime. Duke filluar me pjesë teatrale në gjuhën shqipe, e për të vazhduar me pjesë teatrale në gjuhën frenge.
Ky teatër ka disa vjet që po zhvillon aktivitet në fushën e dialogut ndërkulturor. Dhe, në vazhdim të aktiviteteve të prezentimeve të sukseseve do jetë premiera e pjesës teatrale «Le Prénom». Pjesa e ‘Kurorës’ është për të gjitha moshat. Një histori e emrit dhe ndikimit të emrit të një personi si në aspektin historik dhe atë social, një histori teatrale që të bën të qeshësh, e sidomos të mendosh. Në këtë pjesë teatrale janë të angazhuar një grup të rinjsh të përbërë nga: Gilles Faivre, Zymer Lutfiu, Dafina Berisha, Jehona Osdautaj, Arbër Gashi, Jasper Crokaert, Yves Develay. Regjisor i pjesës teatrale është Visar Qusaj. ‘Kurora’ për këtë pjesë teatrale ka mbështetje nga Shërbimi Federal Kundër Racizmit (SLR), Zyrës kantonale për integrim (BCI), qytetit të Nionit, të Komunës së Signy, të Loteris Romande. Pjesa teatrale do të shfaqet në këto data: 16 – 18 janar 2020 në orën 20, kurse më 19 janar 2020 në orën 20, në sallën komunale të Signy – Rue irard 3, 1274 Signy. Hyrja është falas, e kontributet për ‘Kurorën’ janë të mirëseardhura. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













