Shqipëria

Vazhdon shkëlqimi i Luiza Gegës

Luiza Gega, vrapuesja shqiptare, ka shkëlqyer në Evropianin e Atletikës në Poloni. Në garën e 3 mijë metrave me pengesa zuri vendin e parë, por njëkohësisht edhe rekord, 9 minuta e 17 sekonda, përcjell albinfo.ch.

Rekordi i Gegës u vlerësuar jashtë mase nga autoritetet e atletikës në Evropë, duke vlerësuar edhe të gjitha performancat e saj. 34-vjeçarja ka barazuar rekordet e Ivet Lalova Colio nga Bullgaria, e cila numëron 11 fitore dhe 2 vende të dyta në garat evropiane, e cila është cilësuar si atletja më e suksesshme në Evropë, shkruan Euronews Albania.

Atletja shqiptare ka fituar edhe garën në pesë mijë metra dy ditë më parë. Të gjitha medaljet e Shqipërisë në këtë Evropian janë të Luiza Gegës, përcjell albinfo.ch.