Lajme
Vdiq Dino Asanaj, u therr me thikë
Drejtori i Bordit të Aagjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj është therrë me thikë të enjten në mesditë në zyrën e tij në Prishtinë
Shefi i privatizimit në Kosovë nga plagët që ka marrë nuk ka arritë që të mbijetojë.
Ai ka vdekë në Qendrën Klinike Univesritare të Kosovës pas një operacioni që iu nënshtrua nga kirurgët kosovarë. “Ne kemi bërë gjithçka për ta shpëtuar, por nuk ia dolëm”, ka thënë Mehmet Maxhuni drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe Shef i Ekipit të Mjekëve pë “express”. Sipas tij, pacienti ka shkuar në QKUK në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe pothuajse pa shenja jete. “Pacienti derisa është sjell në QKUK, ka humbur shumë gjak, për shkak të plagëve të marra në fyt dhe në anën e majtë të gjoksit”, ka saktësuar ai. Dino Asanaj ka lindur në Pejë. Ai ka diplomuar në studimet profesionale në Beograd në vitin 1982. Në vitin 1985 emigori në SHBA, ndësa është cilësuar si bisnesmen e suksesshëm. Ai ishte anëtar themelues i Shërbimeve LLC Group International, një kompani amerikane e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në Kosovë. Asanaj ka qenë përfaqësues i UÇK-së për SHBA, ndërsa ka më shumë se një vitë që është në krye të AKP-së.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë











