Futboll

Vedat Muriqi transferohet në Galatsaray

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, do t’i bashkohet gjigantit turk, Galatasaray.

Mediet në Turqi raportojnë se skuadra e Çaykur Rizespor është pajtuar për ta shitur sulmuesin nga Kosova për një shumë prej katër milionë eurosh.

Muriqi në të kaluarën ka luajtur edhe për Lirinë e Prizrenit, Teutën e Durrësit, Besën e Kavajës dhe Giresunsporin, Gençlerbirligin dhe Rizesportin, transmeton gazeta Epoka e re.