Koronavirusi: çast pas çasti
Datat e hapjes së kufijve nga vendet e BE-së
Këto janë vendet që kanë filluar t`i rihapin kufijtë*
Me lehtësimin e masave të paraqitura për shkak të pandemisë së koronavirusit, vendet e BE-së kanë filluar të hapin kufijtë e tyre.
Kufijtë grekë do të rihapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët që vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qipro, Ballkani dhe vendet e Balltikut.
Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa një provë negative të Covid-19, ose karantinë të detyrueshme, ndërsa fluturimet ndërkombëtare fillojnë përsëri më 1 korrik, raporton Euronews.
Bullgaria ka njoftuar hapjen e kufirit me Serbinë dhe Greqinë nga 1 qershori.
Kroacia rihapi kufirin e saj me Slloveninë në mes të majit, ndërsa më 29 maj do t’i hapë kufijtë edhe me Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë.
Hungaria ka hapur kufijtë e saj me Rumaninë dhe që nga e mërkura i ka hapur kufijtë edhe me Sllovakinë dhe Republikën Çeke, por me kufizime.
Italia planifikon të rihapë kufijtë e saj më 3 qershor për qytetarët e BE-së, Britanisë, zonës Shengen, Andorra dhe Monako.
Spanja do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga 1 korriku.
Kufijtë francezë mbeten të mbyllura deri më 15 qershor, përveç për shtetasit e BE-së që banojnë në Francë, punëtorë sezonalë dhe shtetas të BE-së që punojnë në Francë.
Në Gjermani kontrollet në kufirin me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën, dhe për pasagjerët që vijnë me aeroplan nga Italia dhe Spanja, mbeten në fuqi deri më 15 qershor.
Kufijtë e Britanisë së Madhe aktualisht janë të hapur. Nga 8 qershori vizitorët nga jashtë do të jenë në karantinë për 14 ditë.
Austria planifikon të hapë plotësisht kufirin e saj me Gjermaninë më 15 qershor.
Republika Çeke hapi kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Austrinë më 26 maj, dhe me Sllovakinë dhe Hungarinë më 27 maj, por me kufizime.
Kufijtë holandezë janë të hapur për ata që udhëtojnë brenda zonës Shengen, por këshillohet që të shmangeni të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme.
Kufijtë belgë mbesin të mbyllur akoma.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës: Begaj nderon figurat shqiptare, Lorik Cana merr “Urdhrin e Skënderbeut” Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua Samiti i katërt i Diasporës, ku Presidenti i Republikës, Bajram... -
Diaspora hap kapitull të ri bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030” -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë -
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip
Jeta në Zvicër
-
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit Kantoni i Fribourgut ka prezantuar një plan veprimi që synon përmirësimin e kushteve në sektorin e... -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990 -
Si do të ndikonte vota anti-imigracion e Zvicrës në Gjenevë?












