Uncategorized
Vera Ora ndihmon fushatën “Be my Voice”, Rita krenare me nënën e saj
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe nëna e saj Vera Ora, mbështesin kampanjën për gratë e dhunuara gjatë luftës.
Këngëtarja shqipëtare me famë botërore Rita Ora ka shprehur se është krenare me ndihmën që nëna e saj Vera Ora po i jep fushtaës për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
“Jam shumë krenare me ty Vera Ora, që përdorë dijen dhe edukimin tënd për të ndihmuar këto gra që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë dhe të cilat kanë qenë me pak fat dhe nuk kanë që qasje në këtë kujdes! Jam shumë e mahnitur që shoh se si këto gra të jashtëzakonshme vijnë së bashku dhe punojnë së bashku për këtë iniciativë. Një frymëzim i tillë si gjithmonë”, ka shkruar Rita në Instagram.
Edhe Vera Ora në rrjetin e saj në instragram ku ka publikuar fotografi gjatë takimit mes vajzës së saj Rita Oras dhe përfaqësueseve të kampanjës “Be my Voice”.
“E nderuar që vazhdojë të punojë në kontributin dhe përfshirjen e Rita Orës në këtë fushatë shumë të rëndësishme që mbështet gratë viktima të dhunës seksuale në luftë. Jam e gëzuar të ndajë njohuritë dhe përvojën time të shëndetit mendor gjatë punës me këto gratë në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është një kauzë e rëndësishme dhe e ndjeshme!”, ka shkruar Vera Ora.
Albinfo.ch, ka shkruar në lidhje me kampanjën “Be my Voice” (Bëhu zëri im) e cila ka për qëllim përkrahjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo fushatë është lansuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në bashkëpunim me Medica Gjakova .
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












