Shqipëria
Veriu i Shqipërisë mahnit çiftin gjerman
Pamja e mrekullueshme e veriut të Shqipërisë ka fascinuar një çift të turistëve gjermanë
Thomas dhe Manuela Wagner kaluan disa ditë pushimi në veri të Shqipërisë, prej nga edhe filmuan udhëtimin e tyre nëpër natyrën e egër e të bukur të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama, i cili përcjell pamjet e tyre, falënderoi çiftin Thomas dhe Manuela Wagner, të cilët pas pushimeve në jug në vitin 2019, këtë vit iu drejtuan veriut, duke përshkuar liqenin e Komanit.
“Faleminderit..! Çifti gjerman Thomas dhe Manuela Wagner pas vizitës në 2019 në Jug, këtë vit përmes pamjesh rrëfejnë pushimet në Veriun e Shqipërisë me Vlogun e tyre. Ata zgjodhën malin për të kaluar verën. Qëndrojnë të lumtur dhe mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që kanë në jetë dhe mbi të gjitha nuk e zbehin buzëqeshjen miqësore. Këtë imazh kemi për Shqipërinë. “Shqipëri, ishte një kënaqësi e madhe që të takuam!”, shkruan Rama.
VIDEO:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1512060192462012/
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës














