Lajme
Veturat e mërgimtarëve shiten për pjesë
Brenda një dite, doganierët kosovarë kanë kontrolluar disa pika të shitjes së auto-pjesëve dhe kanë arritur t’i zbulojnë disa vetura të pa zhdoganuara, por që janë duke u demoluar
Disa nga bashkatdhetarët që kanë ardhur me vetura në Kosovë, janë kthyer me aeroplan duke e shitur veturat në vendlindje. Një pjesë e tyre kanë shkuar në të ashtuquajturat varreza, për t’i shitur copa-copa. Mirëpo kjo mënyrë e shit-blerjes ka shqetësuar institucionet, pasi që veturat po shiten pa u zhdoganuar.
Brenda një dite, Doganat e Kosovës kanë kontrolluar disa pika të shitjes së pjesëve të veturave, dhe kanë arritur t’i zbulojnë disa vetura të pa zhdoganuara, por që janë duke u demoluar, raporton KTV.
Informatat e marra i janë dërguar sektorit adekuat për këtë çështje, i cili pastaj duhet të dalë me vendim rreth vlerës që duhet paguar për ato automjete. Në njërën nga pikat ku janë bërë kontrollet, ekipi mobil ka marrë të dhënat për një veturë të importuar, por që pronarët e auto-pjesëve kanë thënë se janë duke e pritur ç’lajmërimin e veturës nga vendi i origjinës.
Auto-pjesët kanë shumë punë me shitjen e pjesëve të veturave, pasi që për kushtet e pjesës dërrmuese të popullatës, çmimet janë shumë më të përballueshme dhe më të qëndrueshme në krahasim me pjesët e reja që vijnë nga Turqia, Bullgaria aspo së fundi edhe nga Kina.
KTV merr vesh se aksioni ka nisur pasi njësia e inteligjencës ka marrë informata nga qytetarët për shitjen e pjesëve të veturave të pa-zhdoganuara, si dhe pas disa raportimeve në polici të mërgimtarëve që u janë vjedhur veturat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën













