Lajme
Virusi i “Nilit”godet Kosovën, tre të vdekur
Simptomat e virusit të “Nilit”, janë po thuajse të njëjta me gripin të rëndomtë, temperatura, dhembja e kokës, lodhja, dhembje e trupit, të përzierat, vjella, herë pas herë skuqja e lëkurës etj.
Tre qytetarë të Kosovës dyshohet se kanë vdekur nga një virus i quajtur “Nil” i cili bartet nëpërmjet mushkonjave te njerëzit. Ky virus i cili, sipas infektologëve kosovarë, nuk dallohet nga gripi i zakonshëm, i godet më shumë qytetarët që janë me imunitet të dobët, ose kryesisht ata persona që kanë transplante.
Që nga identifikimi i personave me këtë lloj virusi, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë mbajtur konferenca të rregullta për t’i informuar qytetarët për mbrojtje nga virusi i “Nilit Perëndimor”. Megjithatë në Kosovë thuhet se nuk ka nevojë për panik.
“Albinfo.ch” ka kontaktuar drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani për të marrë informatat e fundit rreth zhvillimeve të këtij virusi, por mjeku tha se janë në takime intensive për këtë çështje. Megjithatë shifrat mbeten të njëjta, ato që janë dhënë më herët.
“Një pacient i hospitalizuar në Klinikën Infektive pasi që infektologët i kanë ndërmarrë të gjitha masat protokollare, pacientja fatkeqësisht ka përfunduar me vdekje në një gjendje të rënd klinike. Kur kemi gjurmuar aktivisht edhe dy raste të tjera suspekte me virusin e “Nilit perëndimor” kanë përfunduar fatalistë”, citon RTK, Naser Ramadani,
Karakteristikë e virusit të “Nilit”, siç përshkruhen janë po thuajse të njëjta me simptomat e gripit të rëndomtë. Simptomat janë temperatura, dhembja e kokës, lodhja, dhembje e trupit, të përzierat, vjella, herë pas herë skuqja e lëkurës dhe enjtja e gjëndrave limfatike.
Sëmundja, siç thuhet, mund të shfaqet tek njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50 vjeçare dhe personat me imunitet të zbehur. Periudha e inkubacionit është prej 3-14 ditë, ndërkaq pacientet që vdiqën në Kliniken Infektive janë nga Drenasi, Gjakova dhe Kaçaniku.
“Mushkonja ka gjithkund, por, fatmirësisht po e them edhe këtë që nuk përhapet prej njeriut në njeri, por, vetëm nga mushkonjat dhe çdo mushkonjë nuk e ka virusin”, ka thënë infektologu Ramadani, sipas të cilit nuk ka vend për panik.
Vetëm gjatë dekadës së fundit, Kosovën e kanë goditur disa lloj virusesh të tilla të cilat kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish, siç ka qenë: Gripi i derrave, gripi i shpezëve, pickimi i rriqrave (virusi krime kongo), bruceloza, dhe tash Gripi i Nilit Perëndimor. Më me fatalitet ka qenë Gripi i derrave dhe pickimi i rriqrave i cili vazhdon të jetë aktiv gjatë muajve të verës.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre Në Zvicër, një numër gjithnjë e më i madh grash të reja po zgjedhin të ngrijnë... -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën -
Siguria në Aeroportin e Cyrihut: Policia kantonale dëshiron të identifikojë më mirë autorët e mundshëm -
Mbipopullimi në burgjet zvicerane arrin nivele kritike











