Bota
Virusi: Italia kthen mjekët e pensionuar
Të shtunën, Italia filloi rekrutimin e mjekëve në pension, si pjesë e përpjekjeve urgjente për të forcuar sistemin e kujdesit shëndetësor me 20,000 staf shtesë për të luftuar epideminë virale
Masa ishte një nga disa të miratuara nga qeveria italiane gjatë një mbledhjeje, që erdhi pasi vendi raportoi një rekord prej 49 vdekjesh të premten, përcjell albinfo.ch.
Numri i vdekjeve të së premtes nga koronavirus ishte më i larti i krizës dyjavore, ku kanë vdekur 197 në të gjithë Italinë, më i madhi jashtë Kinës.Përhapja në Itali ka bërë që autoritetet të mbyllin të gjitha shkollat deri në mes të marsit dhe të shpallin një plan shpëtimi prej 7.5 miliardë eurosh për të trajtuar shpërtimin.
Ndërkohë, shumë zona të mbushura zakonisht me turistë tani janë të qeta, pasi shumë raportohet se anuluan planet e udhëtimit në vend, mes frikës së virusit, përcjell tutje albinfo.ch.
Rënia e madhe e numrit të vizitorëve në Itali po keqëson industrinë e turizmit dhe po kontribuon në frikën se, ekonomia do të kthehet në recesion.Organizata Botërore e Shëndetit përfundoi të premten një mision në Itali, duke rekomanduar qeverinë të mbante “një përqëndrim të fortë në masat e kontrollit”.
Qeveria tha që shtytja e saj për rekrutimin mjekësor duhet të ndihmojë dyfishimin e stafit të departamenteve ku ka nevojë.
Qeveria gjithashtu duhet të rrisë numrin e shtretërve të kujdesit intensiv nga 5,000 në 7,500 në ditët në vijim. Numri i italianëve që marrin trajtim të kujdesit intensiv për sëmundjen COVID-19 arriti në 462 të premten.Numri i përgjithshëm i infeksioneve koronavirus u rrit në 4,636 të premten.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?















