Kuriozitete
Volkswagen tërheq 56 mijë vetura Golf
Një raport nga vetë firma Volkswagen, do t’i telefonojë pronarët e 56,000 Golf 8s për shërbimin e urgjencës dhe këto janë makina që u prodhuan deri në korrik 2020, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se është një problem softueri që ndikon në funksionimin e sistemit multimedial.
Vlen të cekët se prodhuesi gjerman tha se shërbimi nuk është i detyrueshëm, por duke marrë parasysh që shumë pjesë me rëndësi jetike për funksionimin e automjetit vendosen brenda pajisjes multimediale, pritet që pronarët t’i përgjigjen kësaj thirrjeje në një numër të madh, në mënyrë që të mos rrezikojnë.
Ju kujtojmë se Volkswagen gjithashtu kishte probleme softuerësh me modelin elektrik ID.3, të cilat që prej asaj kohe janë rregulluar.
Lajmi i tërheqjes vjen pas njoftimit se Golf mbajti titullin e makinës më të shitur në Evropë në vitin 2020, me mbi 312,000 njësi të dorëzuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













