Integrimi
Vret gruan “për të mbrojtur nderin e fisit”: 20 vjet burg për kosovarin
Nëntë ditë para se të bëhej vrasja e 9 prillit 2009, ai kishte përpiluar një lloj testamenti, në të cilin, për problemet e tij e fajësonte bashkëshorten. Ajo, sipas testamentit “e kishte shkelur krenarinë e fisit të tij”. Dhe, për të shërbyer si shembull për pasardhësit e fisit, ai duhet ta kryente detyrën
Kosovari sot 48 vjeçar i cili në vitin 2009 kishte vrarë bashkëshorten e vet me gjakftohtësi në mes të rrugës në Riniken (AG), është dënuar përfundimisht me 20 vjet burg shkruan sda.ch.
Vepra penale e cila i është ngarkuar atij shtë vrasje e rëndë dhe rrezikim i jetëve të të tjerëve.
Gjykata Federale në Lozanë ka hedhur poshtë ankesën e dorasit rreth vendimit gjyqësor të Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau, transmeton albinfo.ch. Kjo, sipas Lozanës, ka vepruar në mënyrë korrekte duke e shqiptuar atë dënim.
Dorasi ishte detyruar që në vitin 2008 të lëshonte banesën e përbashkët, ku jetonte me gruan dhe tre fëmijët. Bashkëshortja dëshironte të ndahej nga ai.
Por, nëntë ditë para se të bëhej vrasja e 9 prillit 2009, ai kishte përpiluar një lloj testamenti, në të cilin, për problemet e tij e fajësonte bashkëshorten. Ajo, sipas testamentit “e kishte shkelur krenarinë e fisit të tij”. Dhe, për të shërbyer si shembull për pasardhësit e fisit të tij, ai duhet ta kryente detyrën. Ai shpresonte se fëmijët do të ktheheshin të jetonin me familjen e tij.
Me “detyrën” ai e kishte menduar vrasjen që do ta bënte, thuhet në vendimin gjyqësor të Gjykatës Federale.
Ai, në një stacion të autobusëve të postës, nga një distancë prej dy metrash kishte shtënë pesë herë me revole drejt gruas.
Shumë afër saj ndodhej edhe një person tjetër, që s`kishte të bënte me asnjërin, dhe i cili ishte rrezikuar me atë rast, përcjell albinfo.ch. Ky detaj është përfshirë në përshkrimin e veprës penale si “rrezikim jetësh”.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve














