Kosova

Vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” largojnë mbeturinat nga Stanishori

Me punën e përbashkët vullnetare në fshatin Stanishor të Gjilanit janë larguar qindra tonelata me mbeturina

Vullnetarë të shumtë të organizatës “Let’s Do It Kosova” kanë realizuar një aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, nga ku janë larguar qindra tonelata me mbeturina.

Aksioni i sotëm u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turistike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila ka ofruar makinerinë e saj për largimin e mbeturinave. Aksionit iu bashkuan edhe disa nga vullnetarët e ‘Mëngjesit’ në Gjilan.

Në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal” do të mbahet edhe tryeza e katërt me radhë me akterë përgjegjës për mjedisin ku do të diskutohet për Implementimin dhe Promovimin e Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore theksohet në njoftim.