Kosova
“Wizz Air”, bazë edhe nga Shqipëria dhe me 15 destinacione të reja
”Wizz Air” ka krijuar bazë të re në Tiranë me tre avionë.
Nga 1 korriku prej aeroportit të Tiranës mund të bëhen udhëtime për në vende të ndryshme evropiane me çmim të lirë, duke filluar prej 19.99 euro, është bërë e ditur nga mediat tiranase.
“Wizz Air” vlerësohet linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore.
“Ne jemi shumë të lumtur të mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore. Kjo do të thotë më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët”, ka thënë Constantin Von Alvensleben, drejtor ekzekutiv i Aeroportit të Tiranës.
Drejtori i përgjithshëm i Wizz Air Group, Jozsef Varadi, ka thënë se investimi i fundit synon të forcojë praninë afatgjatë në Shqipëri.
“Angazhimi ynë afatgjatë për Shqipërinë duke sjellë lidhje të mëtejshme me Tiranën dhe Shqipërinë do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve ekonomike me vendet e tjera. Hapja e bazës sonë dhe vendosja e tre avionëve modernë dhe të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri. Jemi të kënaqur të shtojmë 15 rrugë të reja tërheqëse dhe të mbajmë standardet më të larta të protokolleve tona sanitare. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta dhe rrjeti i shkëlqyer i udhëtimeve do ta bëjnë udhëtimin tonë të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë”, ka thënë Varadi.
Baza në Tiranë është e 30-ta për Wizz Air.
Linjat e reja nga Tirana janë për në Paris (Beauvais), Bruksel, Eindhoven, Mulhouse, Karlsruhe, Hamburg, Berlind, Frankfurt Hahn, Pragë, Heraklion, Rhodes, Bari, Catania, Milan Malpensa dhe Torino.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














