Bota

Wuhan nga sateliti: Asnjë aktivitet njerëzor

Fotografi satelitore të qytetit kinez Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit, tregojnë rrugët me pothuajse asnjë person apo makina, një ilustrim dramatik i autoriteteve lokale në përpjekjen për të bindur banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Autoritetet kanë mbyllur plotësisht qytetin, i cili është një qendër transporti në Kinën qendrore në këtë kohë të vitit, kur po festohet Viti i Ri kinez dhe miliona punonjës kinezë udhëtojnë në shtëpi për të parë familjen.